Sot shënohet Dita e Evropës
Prishtinë, 9 maj - Sot është Dita e Evropës e cila shënohet edhe në Kosovë dhe është në grupin e festave zyrtare. Sot mbahet ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj dite, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Komuna e Prishtinës ka përgatitur një program të pasur artistik dhe sportiv. Shënimi i kësaj dite fillon në orën 10:00 para Teatrit Kombëtar.
Gjatë ditës në sheshin Nëna Tereze do të ketë aktivitete të ndryshme artistike kushtuar ditës së Evropës.
Në Ditën e Evropës, përfaqësues të Parlamentit Studentor të UP, do të vendosin para selisë së Komisionit Evropian një objekt simbolik me anë të të cilit do të shprehet pakënaqësia e Studentëve të UP-ës për procesin e liberalizimit të vizave. Ata do të kërkojnë edhe përshpejtimin e këtij procesi.