Sot pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve
Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
Takimi i sotëm u bë i mundur me përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë për të nëntën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.