26 Dhjetor 2024

Sot pritet Marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit

Bruksel, 2 korrik - Agjencitë botërore por edhe qarqe diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se do të arrihet marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit në negociatat do të zhvillohen sot në Bruksel.

Agjencia France Press njoftoi se në këto negociata para pushimeve verore, priten arritje dhe rezultate konkrete. Shefi i grupit negociator të Beogradit, Borislav Stefanoviq deklaroi mbrëmë se pret marrëveshje për lëvizjen e lirë, kadastrën dhe librat amzë.

“Pres që të mbyllim kapitullin për lëvizjen e lirë, kadastrin dhe librat amzë, ndërsa ekziston mundësia që të zgjidhen edhe çështjet e njohjes së diplomave dhe Telekomit”, deklaroi Stefanoviq për B92. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes së mundshme mund të fillojë të implementohet shumë shpejt gjatë periudhës së ardhshme.

Shefi i grupit negociator serb deklaroi se dëshiron zgjidhjen e problemeve të përditshme me të cilët ballafaqohen qytetarët e Kosovës, parase gjithash sipas tij, serbët. Por, ai ka shtuar se kjo marrëveshje nuk nënkupton se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për gjashtë çështje dhe se kjo është konfirmuar edhe nga Visar Xani, këshilltari politik i zëvendëskryeministres Edita Tahiri. 

Edhe Bashkimi Evropian pret që në raundin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të zhvillohet të shtunën në Bruksel, të arrihet pajtimi i parë konkret për disa çështje.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian tha të premten se BE-ja mirëpret raundin e takimit dhe se është optimiste se në të edhe formalisht do të arrihen marrëveshjet e para.

Sipas të gjitha gjasave, në takim nuk do të nënshkruhen marrëveshjet, por ato çështje, për të cilat palët do të bien dakord, do të përfshihen në të ashtuquajturat “konkluzat e kryesuesit”, e që në këtë rast është Robert Kuper, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.

Po ashtu, në Bashkimin Evropian shprehen optimistë se ndër pikat ku do të mund të arrihej pajtim, është lëvizja e lirë e njerëzve, pastaj më vonë edhe telekomunikacioni, energjia, kadastrat, si dhe njohja e diplomave universitare.

BE nuk pret që për të gjitha këto pika të arrihet marrëveshja të shtunën, por është optimist se marrëveshjet për këto gjashtë pika të arrihen para fillimit të pushimeve të verës.

Në BE thonë se takimi i së shtunës do të nisë në mëngjes dhe do të zgjasë gjatë tërë ditës, derisa të arrihen marrëveshjet konkrete. Tash për tash nga BE-ja nuk dëshirojnë të japin hollësi tjera rreth këtyre pikave, për të cilat pritet të arrihet marrëveshja.

Në anën tjetër, mësohet se pas arritjes së marrëveshjes dhe pasi që ato në hollësi të shpjegohen në konkluzat e kryesuesit të takimit, do të formohen edhe mekanizmat për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të tilla, edhe në ata mekanizma Bashkimi Evropian pritet të ketë një rol të rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)