18 Maj 2024

Sot nis raundi i tetë i dialogu teknik mes Kosovës e Serbisë

Bruksel, 30 nëntor - Sot në Bruksel, mbahet raundi i tetë me radhë i dialogu teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj te Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve.

Sikurse në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Ky raund i dialogut teknik ka rëndësi të veçantë sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian,  mbi përparimet e vendeve  drejtë BE-së. Kosova ka marrë vlerësime të larta nga BE dhe vendet anëtare për angazhimin serioz dhe konstruktiv në këtë dialog,  andaj me të drejtë pret nga Këshillit Evropian që ta shpërblej shtetin e Kosovës me përparime substanciale në integrimin evropian.

Kosova është shprehur e gatshme të diskutojë për menaxhimin e përbashkët të kufirit, ndërsa Beogradi thekson se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nënkupton njohje të kufirit me Kosovën.

Bisedimet e sotme ndodhin në kohën ku situata në veri të Kosovës është mjaft e tensionuar ku gjatë ditëve të fundit të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë që po mbajnë të bllokuara rrugët në atë zonë në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës.

Dhuna është dënuar gjerësisht nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendase, ndërsa forcat paqeruajtëse thanë se do të përdorin të gjitha mjetet e përshtatshme për të mbrojtur jetën e ushtarëve të KFOR-it.

Në prag të bisedimeve të sotme, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, bëri thirrje për largimin e barrikadave në veriun e Kosovës duke nënvizuar se ato nuk sigurojnë mbrojtjen e asnjë interesi kombëtar të serbëve, përkundrazi, sipas tij, shkallëzimi i dhunës rrezikon atë interes.

Ai tha se për shkak të zhvillimeve të djeshme, Serbia sot është më larg statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian sesa ishte një ditë më herët.

Javën që vjen pritet vendimi rreth propozimit që Serbisë t`i jepet ky status, por, kusht është përparimi në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën që nënkupton ç`tendosjen e situatës në veriun e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)