18 Maj 2024

Sot nis raundi i shtatë i dialogut Kosovë - Serbi

Prishtinë, 21 nëntor - Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, dje ka udhëtuar për Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më sot dhe nesër.

Në këtë raund të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet për të cilat tash një kohë po diskutohet siç janë çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal. Po ashtu pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Pala e Kosovës tashmë ka krijuar epërsi në dialog në raport me palën e Serbisë, për faktin se Komisioni Evropian zyrtarisht ka vlerësuar rolin konstruktiv të Qeverisë së Kosovës në dialog, përderisa ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve si dhe ka kërkuar nga ajo përmbushjen e obligimeve nga dialogu dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me Kosovën.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për rezultate konkrete si dhe do të mbrojë qëndrimin se suksesi i dialogut teknik është në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe do të ripërsërisë kërkesën që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Në prag të vendimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë BE-së që pritet të mbahet me 9 dhjetor 2011, Kosova pret të ketë përparime esenciale drejtë BE-së si një shtet me filozofi dhe praktika evropiane dhe euro-atlantike

Në delegacion të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë edhe, Lirim Greiçevci - këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka - këshilltar kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj – këshilltare Politike, Gazmir Raci – këshilltar Politik, Elona Cecelia – këshilltare Politike, Visar Xani – Këshilltar Politik, Ibrahim Gashi - zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Edon Cana – Koordinator për bashkëpunim rajonal në ZKM, Naim Huruglica – Drejtor i Doganave të Kosovës, Fisnik Rexhepi – Këshilltar Politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Qemajl Marmullakaj- Zyrtar i lartë për planifikim të politikave (ZKM), Shaban Guda- Policia e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)