28 Dhjetor 2024

Sot nis dialogu Kosovë - Serbi

Bruksel, 2 shtator - Kosova dhe Serbia do të rifillojnë sot në Bruksel raundin e gjashtë të bisedimeve te ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat qenë ndërprerë në muajin korrik.

Delegacionet e të dyja palëve janë pajtuar të vazhdojnë debatet për disa çështje në mesin e të cilave edhe atë të vulave doganore të Kosovës, mospranimi i të cilave nga ana e Serbisë u bë shkas për ndërprerjen e bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar Beogradin zyrtar që të pranojë vulat e doganave të Kosovës pasi nuk do të ketë zgjidhje tjetër.

“Do të diskutohet për vulat doganore dhe ne do të mbajmë qendrimin tonë të qartë që Beogradi të pranojë përfundimisht vulat doganore të Kosovës, ku shefi i doganës do të jetë i ngarkuar nga doganat e Kosovës, ku shefi i policisë do jetë i ngarkuar nga policia e Kosovës. Autoritetin aty do ta ushtrojnë vetëm autoritetet kosovare”, tha Thaçi.

Po ashtu mediat evropiane kanë raportuar se BE është në pritje që ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë të arrijnë përparime dhe marrëveshje për çështjet kyçe, siç janë vula e doganave, kadastrën dhe telekomunikimet.

Shefja e delegacionit të Prishtinës, Edita Tahiri deklaroi se autoritetet e Kosovës janë të interesuara që çështjet teknike të zgjidhen përmes dialogut, por me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ajo këtë e deklaroi gjatë takimit të fundit me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper.

Rifillimi i tyre po ndodhë nën hijen e zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.

Nisja e këtyre bisedimeve hasi në shumë kundërshti nga ana e opozitës kosovare e cila kërkoi, si në rastin e lëvizjes “Vetëvendosja” pezullimin e përhershëm të tyre.

Zhvillimet në veri, bëjnë që këto bisedime të zhvillohen në një frymë të tensionuar, pasi të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën se janë shkaktare të konfliktit në veri të pak javëve më parë.

Një ditë më parë zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic deklaroi se Komisioni Evropian do të dëshironte të shihte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ajo tha se bashkëpunimi rajonal paraqet kusht të domosdoshëm për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor në procesin e përafrimit të tyre me Bashkimin Evropian.

"Ky është një qëndrim yni shumë i njohur. Momentalisht jemi të fokusuar në dialogun. Nesër fillon rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilat në emër të BE-së i kryeson Robert Cooper", tha Kocijancic në konferencë me gazetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)