Sot mbahet takimi Thaçi - Daçiq
Qëllimi i takimit do të jetë rishikimi i progresit në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, në veçanti zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
Takimi pasoi kërcënimet e Beogradit se mund të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarëve të tij nuk u lejohen vizitat në Kosovë gjatë fushatës për këto zgjedhje.
Lidhur me këtë takim zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se beson që pas takimit të së hënës në Bruksel, zyrtarët nga Serbia do të mund të vizitojnë Kosovën.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të hënën në Bruksel, në prani të baroneshës Catherine Ashton, ti sqarojë homologut të tij Ivica Daçiq arsyet e moslejimit të vizitës së tij në Kosovë.
Thaçi do t'i kërkojë Daçiqit që në asnjë formë, zyrtarët serb, të mos u bëjnë thirrje qytetarëve serbë që ta mbështesin këtë apo atë subjekt politik, por në bazë të Marrëveshjes së 19 prillit, të bëjnë thirrje vetëm për dalje në zgjedhje dhe asgjë më tepër.