Sot mbahet takimi mes kryeministrit Thaçi e Daciq
Prishtinë, 8 shtator - Me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashtim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daciq Bruksel.
Kryeministrit Thaçi ka deklaruar se 1ëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomin dhe energjinë.
Kosova sipas tij i ka kryer të gjitha obligimet e veta që i ka pasur edhe ato teknike, profesionale dhe politike, gjithashtu edhe Bashkimi Evropian.\"
\"Qëndrimi i Kosovës dhe Bashkimit Evropian është identik sa i përket këtyre dy çështjeve ndërsa unë dua të besoj se edhe Serbia do të ketë qëndrim pozitiv për aprovimin e këtyre dy marrëveshjeve, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.