12 Janar 2025

Sot mbahet takimi i radhes mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiq

Bruksel, 8 korrik - Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian mbahet takim mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arritë pajtuershmëri në muajin Prill të këtij viti.
 
Takimi mbahet në periudhën kur në Prishtinë Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e Projektligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Takimi Thaçi - Daçiq mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton ka theksuar se mirëpret vazhdimin e bisedimeve me liderët kosovarë dhe serbë, në mënyrë që të vijojë përpara dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura.

Ajo do të udhëtojë një ditë më vonë në Beograd, ndërsa të mërkurën vjen në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)