Sot mbahet rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Bruksel, 12 shkurt - Në kuadër të Marrëveshjes për normalizim të arritur më 19 prill të vitit të kaluar sot në Bruksel mbahet edhe një rund i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, .
Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i atij të Serbisë, Ivica Daçiqi, mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës.
Në Bruksel do të takoj homologun tim nga Serbia, me të cilin do të diskutoj për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, që ndërlidhet me fushën e drejtësisë."
"Unë do të këmbëngul që të arrihet pajtueshmëri për modalitetet e fillimit të zhbërjes së strukturave ilegale në fushën e drejtësisë dhe integrimin e tyre në sistemin legal të Republikës së Kosovës. Shpresoj në arritjen e një marrëveshje të tillë, ka shkuar kryeministri Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook.
Të dy kryeministrat të hënën vonë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për Kosovën.