Sot mbahet raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë-Serbi
Bruksel, 20 mars - Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë vazhdojnë sot në Bruksel raundin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian në nivel kryeministrash për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Para ketij takimi, zyrtar të lartë të Bashkimit Evropina, kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin dhe janë takuar më udhëheqës të lartë të të dyja vendeve.
Kryeministrat ai i Kosovës dhe Serbisë, takohen në Bruksel, në saje të përpjekjeve për gjetjen e një formule që do ti kënaqte të dyja palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë, si dhe normalizimit të raporteve ndermjet dy shteteve.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Cethrin Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
"Mendoj se është e mundur të arrijnë marrëveshje. A janë të gatshme ose jo, do të varet prej asaj se a do të gjejmë mënyra për t'i tejkaluar disa probleme të vështira që ato kanë", ka thënë Eshton.
Ajo po ashtu ka thënë se "shpreh respekt" për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, që kanë qenë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë.
"Ata janë takuar gjashtë herë dhe do të takohen edhe të mërkurën", ka thënë kryediplomatja evropiane, ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë-Beograd.