Sot mbahen zgjedhjet në Ukrainë
Kiev, 25 maj - U hapën sot në Ukrainë qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, të gjykuara nga Perëndimi si vitale për të ardhmen e vendit, pas gjashtë muajve krizë, që ka përshkallëzuar së tepërmi marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimorëve.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me orën lokale dhe do të përfundojnë në orën 19:00.
Rezultatet paraprake nuk pritet të dalin para orës 23:00. Dy miliarderë, ultranacionalistë, personalitete të dala nga lëvizja në sheshin Maidan, armiqtë e tyre pro-rusë dhe një diva, rreth 20 kandidatë janë në listë për zgjedhjet e sotme presidenciale në Ukrainë.