15 Janar 2025

Sot mbahen zgjedhjet në Maqedoni

Shkup, 27 prill - Sot në Maqedoni po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe balotazhi i zgjedhjeve presidenciale.

Qytetarët do të japin votën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit por edhe zgjedhjen e deputetëve.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Partitë shqiptare shpresojnë të arrijnë një numër prej mbi 25 deputetësh nga 123 vende që ka parlamenti i vendit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në tërë vendin.

Kutitë e votimit janë hapur nga ora 07.00 e mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në ora 19.00.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.

Ndërkohë, nëse sot votuesit shqiptarë bojkotojnë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pritet që me lehtësi të fitojë mandatin e dytë presidenti në detyrë Gjorgje Ivanov. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)