Sot fillon vera astronomike
Bruksel, 21 qershor - Sipas llogaritjes astronomike vera fillon në pikën kohore kur dielli mbërrin në pikën më veriore gjatë rrotullimit të tij vjetor.
Sot, e martë, 21 qershor, në orën 19.16 fillon stina e verës, e llogaritur astronomikisht, e cila përfundon më 23 shtator në orën 11.05. Ajo zgjat 93 ditë, 15 orë dhe 48 minuta.
Me këtë, vera është stina më e gjatë e vitit, ose 5 ditë më e gjatë se stina e dimrit.
Sipas llogaritjes astronomike vera fillon në pikën kohore kur dielli mbërrin në pikën më veriore gjatë rrotullimit të tij vjetor.
Kështu, në hemisferën veriore 21 qershori është dita më e gjatë e vitit.