Sot fillon takimi i G-8

Marsejë, 9 shtator - Ministrat e ekonomisë dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të grupit G-8 do të takohen sot në qytetin e Marsejës në Francë për të trajtuar zhvillimet e fundit në ekonominë globale.
Në kuadër të Partneritetit Deauville në ditën e dytë të mbledhjeve, ku do të marrë pjesë edhe zv.kryeministri turk Ali Babaxhan, do të diskutohen ndihmat për vendet që janë përfshirë nga Pranvera Arabe.
Në samitin e fundit të vendeve të grupit G-8 zhvilluar në qytetin bregdetar Deauville të Francës u mor vendim për fillimin e procesit të bashkëpunimit që ka për qëllim të ndihmojë proceset e tranzicionit në vendet që përjetojnë pranverën arabe për ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Vendet e para që kanë kërkuar të përfshihen në këtë proces janë Tunizia dhe Egjipti.
Në samitin e fundit të G8-ës ishte përvetësuar mendimi për ti dhënë Egjiptit dhe Tunizisë në kuadër të këtij partneriteti deri në vitin 2013 një kredi me vlerë 20 miliardë dollarë.