Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Në ndryshim nga vendet e tjera femrat shqiptare e shënojnë këtë festë sipas mënyrës së tyre duke festuar ndërsa në thelb të saj ajo ka protestën kundër të drejtave të femrës.
Dita ndërkombëtare e gruas u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklarate nga Partia Socialiste e Amerikës.
Ideja e të paturit një ditë ndërkombëtare për gratë, ishte hedhur që në shekullin 20, në një botë e cila po haste në industrializim të shpejtë, por një situatë e tillë çoi në protesta për kushtet e punës.
Në vitin 1910 Konferenca e parë ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagen por kjo histori është edhe më e lashtë se kaq.
Fillimisht më 8 mars 1875, në ndërmarrjen e tekstilit në New York gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës dhe pagave të ulëta e më pas në Kopenhagen, ku u vendos të merreshin parasysh disa nga kërkesat e grave, mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës, por nuk u vendos data se kur duhej të kujtohej kjo ditë.
Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielën e fundit të shkurtit, por në vitin 1911, Danimarka, Gjermania, Zvicra dhe Austria, shënuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra, ku veç kërkesave të mëparshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.
Më 1913-1914, në prag të Luftës së Parë Botërore, gratë ruse protestuan kunder luftës dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shënuar ditën e grave.
Vetëm me 1917 u caktua data e shënimit të ditës së grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian që përdorej në Rusi, sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me datën 8 mars.
Ky ishte vendimi përfundimtar që u përcaktua 8 marsi si festa ndërkombëtare e grave, edhe pse në shumë vende Europiane besohet se zanafilla e kësaj dite daton që në 8 marsi 1917.