Sot festohet 8 Marsi Dita e gruas
Ajo shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi në gati 9-të dekada.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.
Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.
Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.