Soros: Situata me euron kërcënon rënien e BE-së
New York, 7 janar - Situata e krijuar rreth euros kërcënon themelet politike të Bashkimit Evropian", - deklaroi sot financieri i njohur George Soros.
Nëse monedha unike do të shembet, atëhere sipas tij kjo do të çojë në shpërbërjen e BE-së.
"Kurse kjo, nga ana e vet, do të jetë e mbarsur me pasoja katastrofale jo vetëm për Evropën, por edhe për gjithë sistemin financiar botëror.
Sipas fjalëve të Soros, kriza aktuale e zonës së euros është madje shumë më e rrezikshme se kriza globale financiare e vitit 2008.
Kompleksiteti i situatës konsiston në vetë faktin se ende nuk është e qartë se në çmënyrë mund të zgjidhen vështirësitë e tanishme të zonës së euros, - tha financieri George Soros.