27 Dhjetor 2024

Soros: Greqia e Portugalia duhet të largohen nga BE-ja

New York, 16 gusht - George Soros, filantrop amerikan i shndërruar në miliarder, u shpreh se Greqia dhe Portugalia duhet të largohen nga BE-ja dhe zona euro për shkak të krizës së borxheve.

"Problemi grek është trajtuar aq keq sa më e mira për t'u bërë tani, për Greqinë, mund të jetë largimi nga BE-ja dhe zona euro'', deklaroi ai në një intervistë botuar sot nga revista gjermane ''Der Spiegel''.

Ai sugjeroi që Portugalia të bëjë të njëjtën. "BE-ja dhe euroja do të mbijetojnë", shtoi ai.

George Soros u shpreh po ashtu se ishte koha që anëtarët e eurozonës të pranonin emetimin e obligacioneve evropiane, të quajtura ndryshe "eurobono", të cilat Gjermania i ka kundërshtuar plotësisht.

"Duan ata apo jo, euroja ekziston. Dhe që kjo e fundit të operojë si duhet, vendet e zonës euro duhet të jetë në gjendje të rifinancojnë shumë prej borxhit të tyre në kushte të njëjta", theksonte Soros.

George Soros, i cili fitoi më shumë se një miliardë dollarë duke vënë bast kundër paundi britanik në vitin 1992, tha se ai nuk kishte ndërmend të spekulonte kundër euros.

"Unë me siguri nuk dua të bast kundër euros. Kjo për faktin se kinezët janë shumë të interesuar për një monedhë alternativë ndaj dollarit dhe do t'i shtyjë ata të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar evropianët për të shpëtuar euron", theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)