26 Dhjetor 2024

Sorenson shef i ri i UNMIK-ut

Prishtinë, 1 korrik - Robert Sorenson është emëruar shefi I UNMIK-ut në Kosovë. Lajmi bëhet I ditur nga zyra e këtij institucioni në Prishtinë ndërsa vendimi pason pas largimit të shefit të deritashëm, Lamberto Zanier, i cili është emëruar Sekretar i ri i Përgjithshëm i OSBE-së.

Sorenson sipas njoftimit të UNMIK-ut, i është bashkuar këtij misioni në mars të vitit 2009 si shef i stafit. Ai konsiderohet një ish diplomat amerikan i karrierës me përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit.

Robert Sorenson më parë ka shërbyer edhe si zëvendës shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, nga viti 2003-2004.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)