Sor rinis dialogu Kosovë - Serbi, Hoti dhe Vuçiq takohen në Bruksel

Takimi personal për Dialogun me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajqak.
Zëvendës Presidenti Borell do të japë një deklaratë për shtyp para fillimit të takimit të dialogut dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Lajqak në fund të takimit.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut.