Sonte debati i fundit Obama - Romney
Washington, 22 tetor - Presidenti amerikan, Barack Obama dhe rivali i tij republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney pritet të mbajnë sonte debatin e tretë dhe të fundit, përpara se amerikanët të vendosin se për kend do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.
Debati 90 minutësh pritet të mbahet në Boca Raton të Floridës dhe pritet të fokusohet në politikën e jashtme.
Pyetjet, të drejtuara nga udhëheqësi i debatit, pritet të parashtrojnë pesë tema të diskutimit: Rolin e Amerikës në botë, pastaj konfliktin në Afganistan dhe Pakistan, programin bërthamor të Izraelit dhe Iranit, ndryshimet në Lindjen e Mesme dhe ballafaqimin me terrorizmin, si dhe rritjen e Kinës dhe bota nesër.
Dy javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, shumica e sondazheve të opinionit publik sugjerojnë se gara ndërmjet Obamës dhe Romney-it është shumë e ngushtë.