Socialdemokratët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Çeki
Pragë, 27 tetor - Partia Socialdemokrate ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Çeki, të zhvilluara të premten dhe të shtunën.
Sipas rezultateve fillestare, socialdemokratët kanë marrë 20.45 % të votave, të ndjekur nga Lëvizja e Protestës kundër Korrupsionit ANO e sapoformuar, me afro 19 % të votave. Partia Komuniste fitoi afro 15 % të votave.
Zgjedhjet e parakohshme mendohej se do të sillnin stabilitet dhe një qeveri të fortë në Republikën Çeke.
Megjithatë, rezultatet tregojnë se krijimi i një koalicioni do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë të paktën tre parti, me gjasë të krahëve të ndryshëm politikë.