Snowden strehohet tek miqtë e tij amerikanë në Rusi
Moskë, 2 gusht - Avokati i ish-konsulentit amerikan, Edward Snowden tha se pas qëndrimit për më shumë se një muaj në aeroportin e Moskës, ai mori të drejtën azilit të përkohshëm në Rusi ku do të qëndrojë me disa miq amerikanë që njohu nëpërmjet internetit, njoftoi faqja zyrtare e CNN.
\"Snowden ka njohur shumë miq këtu dhe të qenit në kontakt të vazhdueshëm me këta amerikanë që jetojnë në Moskë është shumë pozitive për të\", deklaroi përfaqësuesi ligjor i Snowden, Anatoly Kucherena.
Sipas avokatit të tij, ish-konsulenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë i shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane po shqetësohet tej mase mbi sigurinë e tij personale pas marrjes së azilit.
Ai shqetësohet për jetën dhe mirëqenien e tij sepse mendon se disa agjentë sekretë amerikanë janë vënë në ndjekje të tij. Bëhet fjalë për një superfuqi. Për më tepër, deklaratat e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit janë kërcënuese ndaj tij\", shtoi avokati.
Rusia i dha ish-konsulentit amerikan të drejtën e azilit të përkohshëm një-vjeçar, ndërkohë që SHBA u shpreh tejet e zhgënjyer mbi vendimin në fjalë. Pasojat pritet të shihen gjatë takimit të presidentit amerikan, Barak Obama dhe atij rus, Vladimir Putin përpara samitit të G20 në Shën Petërburg.