Snowden: NSA-ja u shërben edhe interesave ekonomike
Berlin,26 janar - Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) i përdor ndonjëherë informacionet e mbledhura për qëllime ekonomike, u shpreh të shtunën ish-këshilltari i saj, Edward Snowden.
Nëse ka informacione, për shembull për Siemensin, që janë në interesin kombëtar, por që nuk kanë të bëjnë aspak me sigurinë kombëtare, ata përsëri e marrin këtë informacion, shpjegoi Snowden, sipas përkthimit në gjermanisht të citimit të vetëm të publikuar të shtunën në mbrëmje në faqen e internetit të televizionin gjerman.
\"NDR\", një televizion rajonal, që ka punuar shumë për dokumentet sekrete, që Snowden u dha gazetarëve, xhiroi këtë javë në Moskë dhe në fshehtësinë më të madhe intervistën e parë të filmuar të ish-këshilltarit që nga koha kur ai u largua nga Hongkongu, në qershor 2013, për tu strehuar në kryeqytetin rus, ku jeton aktualisht.
Intervista prej afro 30 minutash pritet të transmetohet sot në orën 22:00 GMT në televizionin publik gjerman \"ARD\", që mbulon kanalet rajonale. Disa pjesë të saj pritet të transmeohen që në orën 20:45 GMT në emisionin debat të prezantuesit të famshëm, Günther Jauch, po në televizionin \"ARD\".
Televizioni \"NDR\" shpjegon në faqen e tij të internetit se Snowden shprehet se nuk zotëron më asnjë dokument sekret, sepse ua ka dhënë të gjitha gazetarëve që ai ka zgjedhur. Ai shprehet se nuk dëshiron dhe nuk mund të shprehet që tani për publikime të tjera të mundshme në të ardhmen.