13 Janar 2025

Snowden kërkon azil të përhershëm politik në Brazil

Rio de Zhanerio, 18 dhjetor - Ish-tekniku i Agjencisë Amerikane për Siguri (NSA), Edward Snowden ka shprehur dëshirën për të ndihmuar autoritetet braziliane të hetojnë masën e përgjimeve nga NSA në vendet e Amerikës së Jugut, bëhet e ditur në letrën e hapur, të botuar nga e përditshmja braziliane \"Folha de S. Paulo\".

Snowden, i cili kërkohet nga SHBA-ja për rrjedhjen e informacioneve sekrete ka kërkuar azil të përhershëm politik në këmbim të asistencës së tij gjatë hetimeve nga autoritetet braziliane.

Atualisht ai ndodhet në Rusi nën azilin e përkohshëm, që pritet të përfundojë në gushtin e ardhshëm. Ai ka paraqitur edhe më parë kërkesën e tij për azil në Brazil, kërkesë kjo që mbeti pa përgjigje.

Në letrën e tij Snowden theksoi se autoritetet braziliane i kanë kërkuar atij ndihmë në hetimet ndaj përgjimeve të SHBA-së në Brazil, por Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet për ta ndaluar atë të flasë deri në momentin që ai arrin të sigurojë azil të përhershëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)