Snowden ka përvetësuar 1.7 milionë skedarë të operacioneve amerikane të zbulimit
Uashington, 13janar - Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden ka përvetësuar rreth 1.7 milionë skedarë (files), të cilët janë të lidhur me operacionet e zbulimit të forcave të armatosura të SHBA-së.
Ky informacion iu njoftua gazetarëve prej kongresmenit amerikan - republikanit Mike Rogers, i cili kryeson Komitetin për Inteligjencën të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe demokratit Dutch Ruppersberger.
Snowden mori arratinë nga SHBA-ja pas dorëzimit për publikim botimeve \"The Washington Post\" dhe \"The Guardian\" të materialeve të klasifikuara në lidhje me programet e mbikëqyrjes së shërbimeve të fshehta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Internet. Në gusht të vitit 2013 Edward Snowden mori azil të përkohshëm politik në Rusi për një vit.