Snowden është nominuar për postin e rektorit të Universitetit të Glasgout
Glasgou, 23 janar - Kandidatura e ish-oficerit të shërbimit të fshehtë amerikan, Edward Snowden, është nominuar për postin e rektorit të Universitetit të Glasgout të Skocisë.
Paraqitja e kandidaturës së Snowden u organizua nëpërmjet avokatit të tij prej një grupi studentësh të Universitetit. Të gjithë kandidatët dhanë personalisht pëlqimin për të marrë pjesë në zgjedhjen e rektorit. Votimi do të zhvillohet në muajin shkurt.
"Kandidatura e Edward Snowden përfaqëson në vetvete një mundësi unikale për ti shprehur mirënjohjen tonë demaskuesit të patrembur, - deklaroi përfaqësuesi i studentëve. - Ai tregoi guxim dhe frymën e vetësakrificës, veti karakteri këto që pothuajse mungojnë fare në jetën tonë shoqërore".