07 Maj 2024

Sllovenia pro ndihmës ndaj Greqisë

Lubjanë, 14 tetor - Sllovenia i ndezi përfundimisht dritën jeshile marrëveshjes së 21 korrikut për mekanizmin mbështetës për Greqinë.

Parlamenti sllovak ratifikoi gjatë pasdites së sotme Fondin Europian të Shpëtimit, vetëm dy ditë pasi e kishte rrëzuar atë, duke ngjallur panik në Eurozonë.

Kundër mekanizmit mbështetës ishte shprehur një parti e koalicionit qeveritar, me argumentin se një vend i varfër si Sllovakia nuk duhet të paguaj për borxhet e venbdeve të pasura si Greqia dhe Italia.

Megjithatë, përballë presionit të BE-së, u arrit të gjendej një marrëveshje me opozitën, në këmbim të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Marrëveshja konsiderohet historike pasi të gjitha vendet e Eurozonës, tashmë kanë pranuar sigurimin e fondit të emergjncës, në shumën 440 miliardë euro. Fondi do të përdoret për të shpëtuar ekonomitë e vendeve që mund të rrezikohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)