Sllovenia ndër vendet më të korruptuara në Evropë
Lubljanë, 9 maj - Nga një kërkim i bërë nga rrjeti profesional i revizionit ''Ernst&Young'', Sllovenia rezulton ndër vendet më të korruptuara në Evropë, madje zë vendin e parë në Kontinentin e Vjetër.
Të paktën 96 për qind e menaxherëve sllovenë të pyetur nga kjo agjenci kontrolli thanë se për Slloveninë korrupsioni përbën një procedurë mëse të zakonshme.
Në këtë kërkim morën pjesë mbi 3 000 anëtarë nga 36 vende.
Në vend të dytë qëndron Kroacia, ku përqindja e menaxherëve që mendonin si kolegët e tyre sllovenë ishte 90 dhe Ukraina me 85 për qind.
Vendi më pak i ekspozuar ndaj korrupsionit ishte Zvicra me 10 për qind të menaxherëve të pyetur.