27 Dhjetor 2024

Sllovenia kërkon kthimin e dialogut Kosovë - Serbi

Lubljanë, 3 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp Ministria kërkon që të dyja palët të përmbahen nga të gjitha aktet e dhunës, si dhe nga veprimet që do të qonin në rëndimin e situatës.

Diplomacia sllovene u kërkon të dyja palëve që t`i lejojnë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kryejnë detyrat e tyre ndërsa shton se zgjidhja e çështjeve të hapura \"duhet të kërkohet brenda dialogut Prishtinë-Beograd, i cili duhet të vazhdojë pa vonesë\".

Ministria thekson se \"arritja e stabilitetit të përhershëm, e sigurisë dhe e zhvillimit rajonal, është e mundur vetëm me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilën duhet të përpiqen liderët e të dyja palëve\".

\"Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore me të dyja shtetet, Sllovenia mbetet e gatshme për të marrë pjesë në kërkimin e zgjidhjeve\", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme sllovene.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)