Sllovenia e sheh të ardhmen e Kosovës në BE
Lubjanë , 7 qershor - Sllovenia e sheh të ardhmen e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, prandaj ministri Zhbogar do ta theksojë mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat financiare ndërkombëtare, thuhet në njoftimin para vizitës së shefit të diplomacisë sllovene në Prishtinë.
Ministri Samuel Zhbogar do të vizitojë Kosovën të mërkurën, ku me homologun Skender Hyseni do të bisedojë mbi bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon.
Dy ministrat do të bisedojnë për çështjet politike dhe të sigurisë, me theks në përpjekjet për reforma në Kosovë dhe për situatën aktuale në Ballkanin perëndimor njoftoi ministria e Jashtme në Lubjanë.