Sllovenia dhe Kroacia mbushën 20 vjet si shtete të pavarura
Ishte një hap i paralajmëruar: katër javë para shpalljes zyrtare të pavarësisë së Kroacisë dhe Sllovenisë më 25 qershor 1991, kroatët votuan me një shumicë prej 94 përqind për shkëputjen nga ish-Federata Jugosllave.
Edhe sllovenët vendosën qartë për të ndjekur rrugën e tyre.
Këtë dëshirë ata e shprehën në një referendum në dhjetor 1990. Në përputhje me këtë, atmosfera në të dyja vendet ishte euforike.
Njëzet vjet kanë kaluar nga dy deklaratat e pavarësisë.
Sllovenia është bërë tashmë anëtare e BE, Kroacia do të anëtarësohet për dy vjet.
Gjurmët e luftërave duket se ngadalë po zbehen.
Ndërkohë në dyert e BE po trokasin edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Shpejt ato pra mund të jenë sërish së bashku në BE.