29 Prill 2024

Sllovakia voton për Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar

Bratisllavë, 8 shtator - Sllovakia nuk do të votojë përpara dhjetorit për forcimin e Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar, FESF, që në këtë mënyrë mund të hyjë në fuqi vetëm në shkurt 2012, bëri të ditur kryetari i parlamentit sllovak, Richard Sulik.
    
\"Parlamenti nuk do të votojë për fondin evropian të shpëtimit dhe zgjerimin e atributeve të tij veçse në dhjetor, jo më parë. Me sa duket, ai mund të hyjë në fuqi vetëm në shkurt\", deklaroi Sulik.
    
Kundërshtar i prerë i shpëtimit të anëtarëve të zonës euro të zhytur në borxhe, si Greqia, Sulik gjeti rastin për ta cilësuar fondin e shpëtimit si \"mjet për krijimin e borxheve të tjera\".
    
\"Është e pamundur të zgjidhet kriza me anë të krijimit të borxheve të tjera\", deklaroi ai.

Përveç kësaj shtyrjeje të votimit, miratimi nga Bratislava është i pasigurt për shkak të ngurrimit të disa partnerëve të partisë SDKU-DS të kryeministres, Iveta Radiçova, si lëvizja liberale dhe euroskeptike \"Liria dhe Solidariteti\" (SaS) e Sulik.
   
Sllovakia, anëtar i zonës euro që në vitin 2009, ishte i vemi vend që refuzoi të merrte pjesë në ndihmën e parë akorduar urgjent Greqisë në vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)