Sllovakia vendos të dëbojë 3 diplomatë rusë
Bratisllavë, 15 mars - Sllovakia ka njoftuar se ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë nga vendi.
Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve TASR, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Juraj Tomaga, tha se diplomatët në ambasadën ruse në kryeqytetin Bratisllavë shkelën Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Tomaga nuk dha detaje të mëtejshme, por theksoi se diplomatët do të duhet të largohen nga vendi brenda 72 orëve dhe se policia gjatë ditës së nesërme në një konferencë për media do të njoftojë rreth kësaj çështje.
Njoftimi vjen mes luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt, duke hedhur një hije mbi marrëdhëniet e Moskës me Bashkimin Evropian (BE) dhe me vendet anëtare të bllokut si Sllovakia.