Sllovakia: S`njohim Kosovën, por s`jemi kundër saj
Bratisllav, 28 prill - Ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Llajçak, ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij, se Sllovakia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Qëndrimi ynë është i qartë dhe i qëndrueshëm, por nuk është armiqësor, tha zoti Llajçak, në një konferencë për politikën e jashtme të Sllovakisë në Bratisllavë.
Mëtutje, ai e ka konfirmuar mbështetjen që Sllovakia e jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka tërhequr vërerjtjen se specificitetet e rajonit kërkojnë angazhim të fuqishëm të Brukselit.