12 Janar 2025

Sllovakia fton Kosovën në samit

Bratisllavë, 2 qershor - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është ftuar nga Sllovakia në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Edhe pse nuk e ka njohur ende Kosovën, ky vend anëtarë në BE e ka ftuar si pjesë të samitit. Ftesa nga presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, ka arritur në Prishtinë, njofton Presidenca e Kosovës.

Ata vlerësojnë se ftesa, përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, flet për pranimin e realitetit të ekzistimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)