Sllovakia do ta njoh Kosovën nëse pajtohet Serbia
Prishtinë, 8 dhjetor - Shefja e diplomacisë sllovake, Iveta Radiçeva, ka deklaruar se vendi i saj do të njohë pavarësinë e Kosovës nëse paraprakisht Beogradi do të pajtohej me një gjë të tillë.
Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës beogradase Veçernje novosti, kryediplomatja sllovake ka thënë se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vendi i saj është i hapur që të rishqyrtojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës.