Sllovakia do ta njeh Kosovën pas marrëveshjës më Serbinë

Bratislava, 15 prill - "Shteti i Sllovakisë do ta njeh Pavarësinë e Kosovës pasi Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve", ka thënë ish kryeministra Iveta Radiçova.
Në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, shefja e qeverisë sllovake deri në vitin 2012, thotë se edhe pse nuk mund të flet në emër të qeverisë aktuale, ajo besoj që kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos mbështet Srbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura.
Ajo ka nënvizuar se shefi i tashëm i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, ka bërë shumë për këtë çështje dhe se është gati tiu ndihmoj dy vendeve për të ec para.
Qëndrimi i Sllovakisë është që do të njeh Kosovën, kur Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje, thotë ish-kryeministrja sllovake Iveta Radiçova për gazetën Blic.