27 Dhjetor 2024

Skenaret e Kosovës reflekohen në Maqedoni

Prishtinë, 4 gusht - Partia VMRO-Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski deklaroi se zhvillimet e fundit në Kosovë nuk janë për tu nënvlerësuar dhe se ato po reflektohen edhe në Maqedoni.

Partitë maqedonase reagojnë lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Partia VMRO-Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski deklaroi se zhvillimet e fundit në Kosovë nuk janë për tu nënvlerësuar dhe se ato po reflektohen edhe në Maqedoni.

Kryetari aktual i VMRO-Popullore, Marjan Dodovski reagoi kundër Qeverisë dhe presidentit të vendit që të shqyrtojnë situatën.

Reagimi i kësaj partie bëhet edhe ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ndërlidhi ditë më parë krizën në veriun e Kosovës me mundësinë e destabilizimit edhe të Maqedonisë.

“I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE që në mënyrë serioze të shqyrtojë marrëdhëniet me zotin Ahmeti dhe partinë e tij. Ne bashkërisht duhet ti dënojmë të gjitha deklaratat e kësaj natyre”, deklaroi Dodovski, duke kërkuar që të thirret Këshilli Shtetëror i Sigurimit për të marrë masa sigurie pas zhvillimeve të fundit në rajon.

Partia më e madhe opozitare LSDM është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve me dhunë dhe se këto tendenca sipas saj janë të dëmshme për interesat shtetërore të vendit.

“Megjithatë Maqedonia dhe Kosova janë shtete të pavarura. Andaj pavarësisht se jemi fqinj, nuk duhet që zhvillimet e fundit në Kosovë të vendosen në kontekst apo të ndërlidhen me Maqedoninë”, kanë bërë të ditur nga partia Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM).

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk ka shfaqur asnjë vlerësim lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe deklaratën e Ahmetit që ndërlidhi zhvillimet e atjeshme me Maqedoninë. (INA)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)