22 Dhjetor 2024

Skandali i seksit, Ylli Pango fiton gjyqin

Tiranë, 19 qershor - Gjykata e Tiranës vendosi të dëmshpërblejë me 400 mijë euro ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, për cenim të imazhit si pasojë e publikimit të një videoje të cilësuar si skandal seksual që u transmetua në televizionin “Top Channel”.

Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se në verdiktin e saj trupa gjyqësore e kryesuar nga Agim Bendo shprehet se televizioni “Top Chanel” është përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj Ylli Pangos, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të vërtetuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Në arsyetimin e saj gjykata i referohej pretendimeve të paditësit Ylli Pango, sipas të cilit, nga transmetimi i videos i ishte shkaktuar një tronditje dhe vuajtje e madhe shpirtërore, ankth, trishtim, si dhe cenim i figurës morale të ministrit, nderit, dinjitetit, reputacionit, karrierës akademike e politike të ndërtuar për 35 vite, se imazhet e marra në mënyrë të padrejtë kishin si qëllim denigrimin e figurës së tij.

Gjykata vendosi të pranojë padinë e ish-ministrit dhe të detyrojë “Top Channel” për ta dëmshpërblyer atë në shumën e plot 400 mijë eurove. Gjithashtu, gjykata vendosi të urdhërojë televizionin që të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente për paditësin Ylli Pango, të cilat në mënyrë indirekte apo direkte mund të dëmtojnë personin e tij.

Pas vendimit te Gjykates, i kontaktuar në telefon nga “G.Shqiptare”, ish-ministri Pango u shpreh se gjithçka ja ka lënë në dorë drejtësisë, dhe se përgjigjen e ka marrë pikërisht përmes verdiktit të saj.

Megjithate, ish-ministri ka fituar vetëm betejën e parë me televizionin, pasi pritet te shprehen dhe shkalle te tjere te gjyqesorit reth ceshtjes. Ylli Pango u shkarkua nga posti i ministrit të Kulturës sapo në televizionin “Top Channel”, u shfaq një video ku ai shfaqej në shtëpinë e tij duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Veprimet e ish-ministrit u kritikuan rëndë nga të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, qoftë dhe në politikë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)