Skandali i diplomatit rus në Moldavi: Ndalohet teksa tentonte që jashtëligjshëm të nxjerr 62 mijë dollarë nga Moldavia
Moldova, 4 shkurt - Në Aeroportin e Kishinau në Moldavisë, policia kufitare moldave kishte ndaluar diplomatin rus, Kirill Abramov, i cili kishte tentuar që jashtëligjshëm nga Moldavia të nxirrte 62 mijë dollarë. Diplomatit rus dhe përkundër që kishte imunitet diplomatik ju ndalua udhëtimi dhe ky rast u cilësua si çështje penale.
Kirill Abramov, është i diplomuar në institutin Shtetërorë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme Ruse (MGIMO) dhe në Ambasadën e Federatës Ruse në Moldavi kishte pozitën e atasheut.
Kirill Abramov gjatë punës së tij në Moldavi njihet si diplomat shumë aktiv, duke tentuar që të promovoj kulturën ruse dhe idetë e “Ruski Mir” (bota ruse). Abramov kishte marr pjesë në shumë ceremoni të organizuara nga Qendra Ruse për Kulturë dhe Shkencë në Kishinau dhe ishte i njohur për fjalimet e tija nacionaliste ruse.
Abramov kishte shumë takime me politikan bullgarë, posaçërisht me zyrtarë të Partisë Socialiste të Moldavisë, parti e cila është e njohur për qëndrimet pro-ruse. Vlen të ceken takimet e tija me ish Ministrin e mbrojtës të Moldavisë, Victor Gaiciuc, i cili njëherazi ishte edhe këshilltarë i ish presidentit të Moldavisë, Igor Dodon, gjithashtu i njohur për qëndrimet e tija pro-ruse.
Abramov gjatë tentimit për të nxjerr jashtëligjshëm 62 mijë dollarë nga territori i Moldavisë ishte së bashku me bashkëshorten e tij Aleksandra Abramova.
Bazuar në ligjet në fuqi në Moldavi, personi i cili lëshon territorin e Moldavisë lejohet që të ketë me vete mjete monetare në kundërvlerë të 10 mijë eurove, mbi ketë vlerë por jo më shumë se 50 mijë euro, duhet të ketë vërtetim dhe ti deklaroj në piken kufitare.
Pjesa dërmuese e diplomatëve rusë që punojnë në Ambasadat ruse janë pjesëtarë të kamufluar të shërbimeve inteligjente ruse, vlen të ceken ata që kanë pozitat e atasheut për siguri, mbrojtje, kulturë dhe ekonomi.
Bazuar në mënyrën se si funksionojnë spiunet rusë që kryejnë aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit, mënyra se si paguajnë me para në dorë burimet e informacionit, mund të vijmë në përfundim që Kirill Abramov kishte tentuar që paratë që i kishte përvetësuar gjatë aktiviteteve të tija të spiunazhit të ketë tentuar që ti dërgonte në Rusi.