Situata e romëve e vështirë në të gjithë Evropën Lindore
Stokholm, 19 shkurt - Komisioneri i Këshillit evropian për të drejtat e njeriut Thomas Hammarberg kërkon ndalimin e dëbimit të romve në Kosovë.
Sipas UNHCR-it Suedia po kthen më së shumti refugjat në Kosovë. Ndërkohëqë ministri për migrim Tobias Billstrom hedh poshtë kërkesën e Këshillit evropian.
Tobias Billstrom sqaron më tutje se nuk është qeveria ajo që merr vendim për këto çështje por janë Enti shtetëror për Migrim dhe Gjykatat e Migrimit.
"Askush nuk dyshon se situata e romëve mund të jetë shumë e vështirë në të gjithë Evropën Lindore, pikërisht për këtë shkak është shumë e rëndësishme që të ketë një rregullativë të sigurt ligjore me të cilën shqyrtohen secili rast individualisht. Por unë nuk e shoh se si një ligj në këtë fushë mund të ndihmojnë dikujt", thot Billström.
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin evropian Thomas Hammarberg ka vizituar këto ditë dy kampe refugjatësh në Kosovë ku shumë nga banorët e këtyre kampeve kanë pësuar nga helmimet e plumbit.
"Kjo s´është asgjë më pak se skandaloze dhe këto gjëra po ndodhin pjesërisht në prezencë të ndërkombëtarve", tha Hammarberg. Ai shfaqi mendimin e tij se Suedia duhet ti ndalojë dëbimet e romve në Kosovë