Siria nxjerr kontigjentin e parë të armëve kimike
Damask, 8 janar - Agjencia Ndërkombëtare e Armëve Kimike thotë se Siria ka nxjerrë jashtë tokës së saj sasinë e parë të armëve kimike. Armët u transportuan nga dy qendra të qytetit-port Latakia, në një anije daneze.
Sigrid Kag, koordinatori special i OKB tha lëndët e para kimike janë vendosur në një prej anijeve daneze në portin Lazagie.
Kreu i misionit të përbashkët të OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike tha sot se anija daneze, e shoqëruar nga eskorta të marinës daneze, norvegjeze dhe siriane, do të qëndrojë në det, në pritje të materialeve kimike shtesë në port.
Sigurime për transportin e armëve kimike po japin edhe Kina e Rusia.