12 Janar 2025

Siria një katastrofë e turpshme humanitare

Gjenevë, 4 shtator - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNCHR po tërheq vemendjen në atë që e cilëson si një "vërshim tragjik" të njerëzve nga Siria, ku lufta civile ka detyruar deri më tani më shumë se 2 milion njerëz të largohen nga vendi. Para një viti numri i refugjatëve ishte rreth 231 mijë.

Me anë të  një deklarate sot, Komisioneri i Lartë i UNHCR-së, Antonio Guterres e quajti situatën "një katastrofë të turpshme humanitare", që nuk është parë në historinë e kohërave moderne.

Shumica e refugjatëve kanë shkuar në vendet fqinje, si Jordani, Liban, Turqi dhe Irak, qeveritë e të cilave janë detyruar të përballojnë qindra mijëra njerëz në nevojë.

Kombet e Bashkuara thonë se shumë prej refugjatëve largohen nga Siria vetëm me rrobat e trupit dhe se gjysma e tyre janë fëmijë. OKB-ja ka kërkuar ndihma ndërkombëtare, por sot ajo njoftoi se ka marrë vetëm 47 për qind të fondeve të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë të refugjatëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)