Siria dorëzon kontingjentin e fundit të armëve kimike
Damask, 24 qershor - Organizata ndërkombëtare që mbikqyr asgjësimin e armëve kimike të Sirinë, thotë se ka marrë kontingjentin e fundit të lëndëve toksike të vendit të identifikuara për t\'u hequr.
Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, tha në një konferencë shtypi në Hagë se anija me ngarkesën e fundit të armëve kimike sapo ishte larguar nga porti sirian Latakia.
Zoti Uzumcu tha se do të duhen deri në katër muaj për të shkatërruar 1300 ton kimikate që i janë deklaruar organizatës.
Zëvendës ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara, Peter Wilson, tha se kjo përbën \"përparim të konsiderueshëm,\" por ka ende \"mospërputhje procedurale dhe faktike me deklaratën siriane që duhen zgjidhur.