Siria akuzon Arabinë Saudite se ka lidhje me \"Al-Qaeda\"
Nju Jork, 13janar - Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari (Bashar Jaafari), ka akuzuar autoritetet saudite për mbajtjen e lidhjeve me \"Al-Qaeda\" dhe mbështetjen e terroristëve.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës botërore Ban Ki-moon, të publikuar të enjten në faqen e Internetit të OKB-së, diplomati ka përmendur emrat e 72 teologëve sauditë, të cilët i janë drejtuar me apel gjithë myslimanëve në mbarë botën \"për të mbështetur muxhahidët në Siri\", në veçanti, grupin \"Fronti Islamik\".
Ai bashkëvepron ngushtë me organizatën \"Dzhebhat en-Nusra\" - celulën siriane të \"Al-Qaeda\", të përfshirë në \"listën e zezë\" të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.