Sinno: Jemi duke e përpjekur ta lëvizim Kosovën drejt Evropës
Prishtinë, 26 dhjetor - Aktualisht Bashkimi Evropian është donatori më i madh ndërkombëtar në Kosovë, me mbi 2 miliardë euro ndihmë që nga viti 1999.
Ushtrues i detyrës së shefi të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Khaldoun Sinno tha se BE-ja është duke bërë është përgatitja e Kosovës për në Evropë.
Kosova është me fat sepse ajo gjendet në një regjion për zgjerim evropian dhe së bashku me vendet tjera konsiderohet për inkuadrim në BE, që do të thotë se juve ju takon një fond i madh për asistencë, prej 70 milionë euro në vit, ka potencuar Sinno.
Por, procesi i reformave të gjëra shoqërore dhe institucionale në Kosovë, mbështetur nga BE, nuk është proces unilateral. Pritet shumë edhe nga institucionet vendore, nga reformimi i tyre konform standardeve evropiane e deri te ballafaqimi me sfidat kryesore të vendit.
Kosova në këtë rrugëtim evropian nuk do të mbetet e vetmuar, porosit Sinno. Ne jemi duke bërë përpjekje që ta lëvizim Kosovën drejt Evropës.