Simiq: Serbia e ka humbur edhe veriun e Kosovës
Beograd, 13 mars - "Pas kundërshtimit të rreptë të Bashkimit Europian, Serbia hoqi dorë nga ndarja e Kosovës, kështu që për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, tashmë kërkon status të veçantë të komunave serbe me pushtet ekzekutiv."
"Megjithatë, kjo ide u ndesh me një dush të ftohtë në Berlin dhe Bruksel, ka thënë Predrag Simiq, një ish-diplomat dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
Mendoj se nuk ka asgjë as nga kompetencat ekzekutive të katër komunave në veri të Kosovës, ka thënë ai për Vesti.
Gjermania as nuk do ta dëgjojë për këtë, e pas saj janë edhe SHBA-të, ambasadori i së cilës në Beograd, Michael Kirby, ka thënë qartë se nuk ka gjasa për një tjetër Republikë Srpska në Ballkan.