Shvarcenberg: Kosovë - Serbi do të jetë i vështirë
Pragë, 13 janar - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm çek, Karel Shvarcenberg ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet vetë të vendosin se kur do të ulen për të biseduar.
Ai ka theksuar së në procesin e integrimeve evropiane rol shumë të rëndësishëm kanë kriteret e Kopemnhagës të cilat kërkojnë që çdo vend të zhvillojë marrëdhënie të mira me fqinjët e vet.
"Shpresoj që ky dilaog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të fillojë", tha Shvarcenberg për shtypin serb. Shvarcenberg thotë "dialogu do të jetë i vështirë".
Por sipas tij, "dobi prej tij duhet të kenë si qytetarët e Serbisë ashtu edhe të Kosovës, por edhe të tërë rajonit".
"Ky është një dialog me të cilin duhet të zgjidhen problemet teknike, nga të cilat do të kenë dobi të gjithë. Në këtë mënyrë mund të arrihet edhe përparimi në marrëdhëniet e ndërsjella", është shprehur Shvarcenberg për gazetën "Veçernje novosti".